Historiku Ynë

Albanian Aluminium Foil u krijua si pasojë e mungesës së prodhimit vendas të vasketave të aluminit në Shqipëri – të gjitha importoheshin nga jashtë vendit. Kjo krijonte kosto të larta dhe pak alternativa për bizneset dhe familjet shqiptare.

Ne morëm iniciativën për të sjellë prodhimin e parë vendas të vasketave të aluminit. Me teknologji moderne dhe alumin të certifikuar për kontakt me ushqimin, sot ofrojmë një gamë të gjerë produktesh që garantojnë cilësi, siguri dhe çmime konkurruese.

Ky zhvillim ka mundësuar që bizneset dhe konsumatorët shqiptarë të kenë akses në produkte të prodhuara brenda vendit, duke përfituar nga prakticiteti dhe qëndrueshmëria që ofrojmë.

Telefono për më shumë info +355 69 701 5599

Sign up to Privitar’s weekly newsletter to get the latest updates.

We don’t send you any spam

Copyright ©AAF Pack| All Right Reserved